Burrat nga stani (Satirike) – Sevdail Hyseni
Satirike
Burrat nga stani
(Versioni 2)
-Fër-fër-fër po bënë fustani,
Kur na vijnë burrat nga Stani,
N’ballë t’oxhakut vlon kusia
Me gëzim mbushet shtëpia!
Vlon kazani në oxhak
Jo për t’zier kaçamak,
Por për qejf e dashuri
Se lejleku nuk sjell fëmi’!
Eh, ç’na ishte kohë e artë,
Si për burra dhe për gratë,
Ndonëse kishte halle shumë
Gjendej kohë për ato punë !
Kurse tani o miqtë e mi
Prej se hymë në pandemi,
Me këto veset e shoqërisë
S’ka detyra të shtëpisë!
Shkon e vjen një kohë tjetër
Që se ka shijen e vjetër,
Me shumë pika lumturie
Pa “ndërskamca” dashurie!
Fër-fër-fër s’po bënë fustani,
Na mungojnë burrat nga Stani,
Kanë zënë vend në Qeveri
Nuk kanë kohë për dashuri !
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)