Ç’më je qepur..? – Tomor Buzi
Ç’më je qepur..?
Çmë je qepur, e më ‘shthur’ kujtimet..!
Me to ndihem mirë, largë botës tënde,
I mbledhë ngadalë, si zogu thërimet,
Duke belbëzuar melodi, a tinguj kënge !
Pastaj i marë, i thurë ngadalë në vargje,
Mbështjellë me mantelin e syve të tu..,
Të përfytyroj gjithmonë si gjethe palme,
Duke pyetur veten: në i ke të zinjë, a blu !
Mos mi largo kujtimet, me imazhin tënd të bukur,
Më lerë të mbështes kokën në ‘jastëkun’ e tyre,
Si një pik vese më shkon buzës duke më ‘puthur’..
Shfaqur e zhdukur si idil, përpara çdo pasqyre !
Më je qepur si kënga e bilbilit në shelgje, mëngjeseve,
Që flladi mi sjellë tinëz brënda dhomës sime ,
Herë-herë, më lagin fytyrën, ca pika shiu, a vese..,
Sikur vijnë nga largë, për të më larguar kujtimet !
I mbledhë, e si për dreq shohë imazhin tëndë aty !
E heshtur, zhytur thellë në një tjetër botë, a planetë,
Pastaj zhytem brënda ‘liqejve’ të thellë.., në ata sy..,
Dhe kujtimet zhduken, sikur duan të na lënë të qetë !
Pastaj largohesh duke lënë mbas vetes nostalgji,
Me flladin ndjejë gërmat e emrit tëndë që më miklojnë,
I marë dhe i fus në vargje, ku ri ‘fshehur’ Ti.. ,
Duke pritur, që përsëri kujtimeve, të më zgjojnë !
Tomi Buzi.
14.08.2021.