Ngjala dhe unë – Qatip Celaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ngjala dhe unë
Erdhi behari me forë
Më zu vapa ku të shkojë
Ku të shkoj më zuri vapa
Largë shumë detin e pata
Vapë më shtërngove shumë
Vajta u futa në lumë
U lava sa u kënaqa
Po mu pleksë për këmbe ngjala
Ngjalë o ngjalë për kokën tënde
Bëj më tutje se më çmënde
Desha ngjalën që t’a kapë
Më shkau nga dora prapë
Ngjalë o ngjalë se më çmënde
I ziu për gushën tënde
Më vjen ngjala rreth e rreth
Hë t’a kap e hë t’a prekë
Vajta t’a zija për qafe
Filloi të më bënte naze
Hajde ngjalë se më çmënde
Do të vi në folenë tënde
Ngjalë e bukur edhe unë
E ujdisëm atë punë
Sa vajtëm të dy në lumë
Lumë lumë more lumë
Lumë që ujdise punë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com