Ndiej e ndjej autoktoninë – Sahit Ymeri
E mërkurë, më 9 qershor 2021, në orën 10:17
Ndiej e ndjej autoktoninë
Haproje çosh më çosh autoktoninë
Punoje e mbëltoje e mbille autoktoninë
Jepi shpirt e zemër gjithçka për autoktoninë
Lëvroja thellësitë autoktonisë, gjeja thesaret
Ujite siç u ujit gjithnjë brez pas brezi
Me flamurin kuqezi, nëpër shekuj
Nëpër korën e tokës e shkëmbinj
Ku rrezet e diellit i reflektojnë
Shpirtrat e tyre shqiponjat i sodisin
I madhështojnë me flatrat e tyre
Që para udhëtojnë para ushtrive
Rrugëtimin ua tregojnë nga duhet shkuar
Mos e shit autoktoninë
Mos e fal autoktoninë
Mos e tradhto autoktoninë
Mos e varros autoktoninë
Jepjani shpirtin e zemrën autoktonisë
Shpirtin e zemrën Shqipërisë e Dardanisë
Trojeve përreth nesh ku janë shqiptaria
Ndër shekujt e pellazgëve, ilirëve, arbërorëve
Sot shqiptaria ende e copëtuar në gjashtë pjesë…
S. Y.