August 9, 2024

Ti je një poete – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti je një poete
Me vargje më fletë
Vargjet fjalë fjalë
Gjëjnë rrugën vetë

Ti je një poete
Unë këtë e di
Vargjet e tua të ëmbla
Burojnë dashuri

Ti je një poete
Unë jam një poet
I lexoj vargjet e tua
Zëmra më troket

Ti je një poete
E bukur si hëna
Vargjet që dërgove
Të gjitha të ëmbla

T’a peshova mëndjen
Në vargjet e tua
Kjo qe shënjë e parë
Guri parë për mua

Guri dytë na qënka
Se qënke beqare
Se dhe unë poeti ytë
Jamë një djalë taze

Guri jonë i tretë
Është bukuria
Mu si dritë e hënës
Kur rri afër tyja

Unë jam poet
Edhe ti poete
Gjetëm njëri-tjetri
E gjetëm me bejte

Mblidhi këngëtarë
Mblidhi dhe këndoni
Vjershat më të bukura
Nga ne do dëgjoni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com