Dy Korriku 1990 – Sahit Ymeri
Dy Korriku 1990
Ti Korrik o shkëmbi i përflakuri muaj,
I pjekur e i përthyer në kohë e vite,
Askurrë nuk iu përkule askujt,
Veçse flamurit kuqezi e autoktonisë
Në Dardaninë antike.
Aty ku njeriu bajloz, ia hedh gjoksin topit,
Aty ku trimëria është më trime se koha,
Aty ku horizontet e mprehtësisë kanë lindur,
Që nga moti, aty, janë denbabaden shqipet,
Mu në zemër, mu në truallin e shqipeve.
Krahëhapur mbi korbat a djajtë e zi,
Në Kështjellën e Parlamentit, mu te porta,
Më 2 Korrik të vitit 1990, u mbarështrua
Kushtetuta e Republikës së Dardanisë,
Për mëvetësi.
Njeriu i frymëzimit të Lirisë,
Gurthemeltar i shtetit ishte,
Që thërrmoi çdo gur,
Për t’ia dhënë virtytet Dardanisë,
I qofshim falë veprës së tij.
Strategut e largpamësit Ibrahim Rugova,
I urti, e me urtësi,
Gjithë botën e përvetësoi,
Paqen e fitoi, Dardaninë shtet e formoi,
Mprehtësia e tij, i solli miqtë në sofër.
Që më vonë, në vitin 1999, pasoi çlirimi
NATO-ja, ia shkëputi zinxhirët e hekurt
Rreth e përqark që ia kishin vënë korbzinjtë…
Sahit Ymeri