Atje, pa-kthim! – Meti Belaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Atje, pa-kthim!!
Atje, as tokë për varr nuk ka,
qielli nuk është më,
ai kulmi ynë i kresë.
S’ka vend askund për njëriun
që në dhe të huaj vdes.
Boten si aren e ëndërrave pam,
edhe si shteg shpetimi, ndoshta!
Mbollem zenitet e tjerëve,
me faren e t’lashtave tona.
Drithërat, vet nuk mbijnë!
Tokën djerrë, e hambarët e zbrazura na presin…
Kujtimet e shprishura vjerrur nepër foto,
bluajn imt mendjet e zemrat mërgimtare dhe
numërojnë ditët tona pa kthim.
Meti Belaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com