August 9, 2024

Behari i mbarë – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Behari i mbarë

Beharë o beharë
Na i bëre mbarë
Nga botë e trazuar
Të vijmë të malluar

Beharë o beharë
Jemi djem të mbarë
Vijmë nga Anglia
Mëma Shqipëria

Beharë sa të prita
Vijmë nga Amerika
Jemi të malluar
Dhe të pa martuar

Për vajza Shqipëtare
Ëndrra është e madhe
Rracën tonë duam
Prindrit na mësuan

Ju vajza shqiptare
Bëni festë të madhe
Atje buzë detit
Djemtë dalin sheshit

Këndoni ju vajza
Kërceni ju çika
Se ju doli fati
Angli Amerika

Kërceni ju çika
Hidhni valle çupa
Me djemtë shqipëtarë
Na hahetë buka

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com