E thellë… – Xhelal Hoxha
E thellë…
(Për të thellën përjetësi)
O njerëz të mirë, dëgjoni!
O njerëz të mirë, jeto jeni jetën tuaj,
siç i ka hije njeriut, njeri…
Prandaj, për të jetuar dinjitetshëm:
Dëgjoni e lexoni
Punoni e rrezikoni
Kuptohuni e bashkohuni
Jetoni e dashuroni…
Lerëni edhe të tjerët të jetojnë;
Të punojnë, të hulumtojnë, të gëzojnë,
gjithashtu, të vallëzojnë dhe të këndojnë…
Por, edhe gjatë gjithë jetës së tyre,
edhe më shumë të dashurojnë!..
Ngaqë: E thellë është bota…
E thellë është jeta!
E thellë është ndarja!
E thellë është toka!
E thellë është dituria!
E thellë është vetëdija e ndërdija!
E thellë është dhimbja!
E thellë është dashuria!
E thellë është vdekja!
E thellë është natyra!
E thellë është….
Prandaj, për këto bota, dhe vet qenja njeri,
ka shumë dashuri e mrekulli:
I thellë është deti!
I thellë është qielli!
I thellë është Oqeani!
I thellë është mendimi!
I thellë është idhnimi!
I thellë është vlerësimi!
I thellë është gëzimi…
I thellë akoma më së shumti
E bashkë me të gjitha këto planetë,
është edhe vet njeriu!…
Pra dëgjoni, o njerëzit e mirë:
Të thella janë të gjitha këto…
Që nuk thuhen, as nuk shkruhen dot;
nga shkrimtarë e poet në libra,
dhe nuk thuhen në popull, kot së koti;
Por, ama, edhe më shumë, e më i thellë është natyra;
Gjithashtu, akoma vet, hyji- Zoti!…
Që për çdo gjë ka përjetësinë e vet:
Ndonëse e donë të thellën, të thellën përjetësi!
Në përkujtim të qenies përgjithshmes njerëzore:
qenies, Mbinjeri.
Xh.H