Ditë Plisi – Fetah Maliqi
Ditë Plisi
Qeleshja apo PLISI
është simbol dhe mbules
tradicionale e kokës ndër shqiptarët.
PLISI quhet mbulesa e bardhë
prej leshi të cilën Pellazgët, Ilirët
e më vonë shqiptarët e përdorën
për ta mbuluar kokën.
Prandaj quhet plis,
sepse është e krijuar prej
leshit të deles së bardhë,
ku cekën fisi Ilir i dalmatëve
dhe dalmacia.
Përpunim prej leshi në dialektin
Gegë pileshi, ndërsa në gjuhën
e vjetër prej nga rrjedh plisi,
e sot shkurtimisht quhet:
P L I S I. ….
Dhe ja kushtoj këtë poezi
të ndjerit babait tim që e mbajti
në kokë tërë jetën…
BABI MUSLI ME PLIS TË BARDHË
Babi Musli njeri rradhë
Hije i kishte PLISI mbi ballë,
Ia shtonte krenarinë
Ia zbukuronte bukurin!
Tek qeshte ai, qeshte dhe plisi,
Dukja e tij si e një lisi,
Edhe bora plot bardhësi
Dukjen e plisit ia kishte zili!
E ky babi im, plot nderim:
„Eja ketu – më tha O, biri im!
Plisi është simbol kombëtar,
Na dallon që jemi shqiptarë!
Ai s‘lihet kurrë për tokë,
Se kur bie, bjen bashkë me kokë,
Kush kështu nuk e kupton,
Kur vë plisin shumë gabon.
Prandaj mbaje mend: O, biri im,
PLISI s‘mbahet kurrë i nxirë,
Se ai që nxin plisin,
Fyen kombin, turpëron fisin.“
Prandaj, O shok ky mësim,
Ishte shoqërues i çdo hapit tim,
Edhe sot e shoh me plis,
Babain Musli, të lartë si lis…!
29.08.21
Hamburg