Durim, durim – Sylë Maxhera
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Durim, durim
Po kush ta vuri ty këtë emër
Pse jo shëndet ?
Pse nuk i thua durimit të falë shëndetin e mos të kesh më nevojë për durim
Pse edhe sëmundja që të ka lodhur nuk e thenë qafën e se merr durimin me vete.
Ty mor durim mjaft të durova, më lerë të qetë, se nuk më duhesh më
Unë edhe sëmundjen do ta mund vetëm mos të të kem ty më.
S’kam më nevojë për ty, se unë jam e fortë !
Të faleminderit që ishe aty, por unë dua të vazhdoj.
E dua jetën e s’kam se si mos ta dua
Prandaj të lutem shko e më le të qetë
Unë edhe sëmundjen e bëra të duroj
Se jam e fortë e nuk dorzohem lehtë.
Sylë Maxhera
Madrid, 21 janar 2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com