Loti pa shkarë, dridhej! – Ylli Pollogati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Loti pa shkarë, dridhej!
Rrugës së akullt ecja..
Me lajmin e hidhur:
Zymtësia kapi qytetin!
Ende ag…
Yje mbushur qielli!
Një vajze intelektuale..,
Ja dogjën ëndërrën!!!
Ditës me diell
Ecën si pa të keq
Vdekja dhe krimi!
Njerzit vetëm shohin
Me supet ngritur
E fjalët tjerrur!
Një muzg pikëllimi
Kishte mbushur cdo cep të qytetit!
Dëgjohej vetëm kënga
E mallit dhe trishtimit!
Qielli rrezonte yjet,
Trishtimi shtonte thinjat
Loti pa shkarë akoma
Dridhej, dridhej!
YP@Gusht2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com