August 9, 2024

Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar – Dritëro Agolli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar,
Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë,
T’i flasësh gotës nëpër duar,
“Sa pak të mira ka kjo botë”!

Dhe sytë e tu ti ulësh poshtë
I vrarë i shtypur prej mërzisë,
Sikur kërkon një tjetër botë
Atje në fundin e rakisë.

Kërkon, kërkon me sy të tretur
Në gotën plot, ku ndrit një valë;
Kujton se bota është e fshehur
Dhe pret se ndofta mund të dalë…

| Dritëro Agolli |

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com