August 3, 2024

Fryu kjo era – Dafina Carkanji

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fryu kjo era

Fryu ,kjo era e malit
Flokët ,seç ti prishi
Baluket e ballit moj
Që nëna, ti ujdisi

Fryu ,kjo e erë e lumit
Fustanin ç’ta ngriti
Syri yt nga turpi moj
U struk ,nuk lëvizi

Fryu kjo erë e gjethit
Era ,trëndelinë
Ti në mes të sheshit moj
Ç’po tundje, shaminë

Tunde moj shaminë
Tunde dhe mos pusho
Në krahët e djalit moj
Bëhu flutur ,shko

Oh ,ky djali i bukur
Kish’ kohë po të priste
Bashkë të dy të lumtur moj
Lum nëna, që u kishte

Fryu kjo erë e ëmbël
Era e dashurisë
Dy u bënë një zemër ,moj
Me bekimin ,e perëndisë

Dafina 06.09.20

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com