August 8, 2024

Ah, kjo gruaja, ah, ku burri! – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Disa fjalë, për gruan,
por disa, edhe për burrin…

(“Ah, kjo gruaja, ah, ku burri!”)

Mos daltë punë, me nga një grua,
sepse zëni në thua, bëhesh gati shpesh për tu rrëzuar
Por ndoshta, edhe përfundon keq në përrua?!…

Mirë por, kush s’e ka zbuluar?
Gruaja është e ëmbël, si qershi dhe si ftua!
Ndonëse, edhe e ftohtë që buron si krua
Oh, sa shumë e duam!…

Mos daltë punë as me nga një burrë,
“Sepse vet me veti thua:
Ky s’ka qenë absolut-hiq për mua,
S’ka qenë i kujdesshëm në jetë fare,
Nuk ka punuar në asnjë punë kurrë!”…

Prandaj, burri duhet të jetë burrë
Ai për gruan dhe fëmijët e tij, duhet për tu sakrifikuar
Duhet të jetë me vlerë, si uji dhe si buka për ata
Që digjet njësoj, shpesh, sikur drutë në furrë!…

“Ndonëse, edhe në situate të vështira,
Do të thoshte gruaja:
Nuk më ka ndihmuar, ky trullan e hiq burrë
Dhe që ta dini ju të gjithë:
është shumë i lëntë dhe smotan i madh”
”Ky burrë për mua, s’ka qenë i mirë kurrë!”…

Për të gjithë juve të pa martuar; beqaresha e beqarë,
që s’jeni të martuar, ose që jeni të ndarë?!…
Të shtrëngoni bashkë mirë e fort; këmbë e duar,
Mos mendoni se gjeni të përkryerën,
ose atë idealen e mundshme për tjetuar…

Në fund të fundit vendosni, nëse mundeni,
Vendosni vet në jetë e për jetën tuaj;
Vendosni pra, mos rrini dhe mos hezitoni…
Assesi për t’u bashkuar, kurorëzuar dhe për t’u martuar!

Kanë thënë për gruan, por edhe për burrin gjithashtu:
Jetoi, jetoi dhe më në fund:
”U martuan, u kurorëzuan dhe krejt u zezuan”!…
Padashje nga bota u larguan;
Të vetmuar nga mendje madhësia u izoluan
Përfundimisht, gati sa s’u shkatërruan!
Prandaj kujdes, ti o burrë, por edhe ti moj grua;
Krejt në fund varët nga ju; Se çka bëni, dhe çka thuani!…

Xh.H

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com