Trëndafili i Çamërisë! – Silva Alisa Xhemo
Trëndafili i Çamërisë!
Më ra rruga të kaloj
Nëpër Çamëri
Ndalova të qëndroj
Në Paramithi.
Rrugës kur kaloja
Çamërisë time
Shpirti më gufonte
Mes qindra kujtimeve
Ato që më kish treguar
Nana edhe baba
Për vatanin e bukur
Që patën lënë prapa
Shëtita nëpër rrugë
Shëtita në korije
Anembanë kundërmonte
Aromë Çamërie
Celur nëpër bahce
Lule manxurani
Trëndafili kuq
Se cmë shëroi xhanin
Të celur ngjyra – ngjyra
Në këtë stinë pranvere
Në bahcen e shtëpisë time
Qëndronin aty mbas dere
U afrova me ngadalë
Një trëndafil këputa
Në xhepin e xhaketës
E mora dhe e futa
Nus time do t’ ja coj
Trëndafilin e Paramithisë
Ti sjellë aromën e vatanit
Atë të Çamërisë
Trëndafilin e kuq
Që nuja shpesh kujtonte
E mora me vete
Do t’ ja shpije sonte
” Kanë ngjyra tjera thosh
Janë më të feksur
Ata të bahces time
Që vetë i kisha mbjellur”
Po, moj nu e dashur
Kanë tjetër aromë,
Kanë tjetër bukuri
Rritur në Paramithi
Në vatanin tënd
Në të bukurën Çamëri.