Nuk dua pasuri! – Marjana Ninga
Nuk dua pasuri!
Nuk dua jo pasuri!
Dua vec pasurine e shpirtit,
Ate me ka fal Zoti dhe vec me te jetoj,
E ujis me uje te bekuar,
E rrit nga dita ne dite dhe e shtoj.!
Nuk dua pasuri,jo,
As jete luksoze nuk dua,
Dua jeten e nje njeriu te thjeshte,
Qe me veshjen e nenes time ta vetkenaqem,
Dhe atyre veshjesh te ju rikthehem ti vesh,ti qep me duar.!
Vesa e mengjesit eshte e paster,
Ajo bie mbi bar te njome mbi lule,
Ajo jep pakez jete,sikurse nevojitet barit dhe luleve te bukura.!
Pastrohet mengjesi behareve,
Largon ligesite e nates tutje,
Sikurse pastrohet shpirti me namaze,
E gjendet lendines se luleve ne lutje,
Nuk ka pasuri me te madhe,se pastertia e shpirtit tend,
Kur lundron ujerave te argjendta,
Dhe lotojne lote te kristalt!
Jeto me shpirtin e pasur,
Me buzeqeshjen e embel ne buze,
Me fjalen e drejte ulur tek sexhdeja,
Me shikimin e embel ,te lindjes se diellit,
Jeto mes frymes se paster,
Ku te frymojsh gjithmone lirisht,
Te jetosh paankthe,papragje
Mes fjales se Zotit tend!
Nuk dua pasuri jo ,dua hakun hallallin e ndershem,
Ku me gezon c’do moment fakti,sepse vec me te jetoj plot jete dhe shendetshem.!
I ujis perdite ditet,
Ju shtoj bukurine e jetes,
Si lulja qe rritet ne lendine,
Me shpresen e nje te ardhmeje ,te paqte,te larmishme,te ndershme.!
&
Ju uroj jete praneverore ,Gjergjevica arome Xheneti! ⚘⚘⚘