August 9, 2024

Testamenti i shpirtit !! – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Testamenti i shpirtit !!

E varferi linda,
Dhe do te vdes,
Normat dhe parimet,
Kurre sdi ti shes.

Udhetimi I jetes,
Me nder e me bese,
Sme josh pasuria,
Nga te tjeret spres.

Titujt dhe medaljet ,
Si kam zili,
Karakterin tim,
Kam pasuri.
Sme pelqejne mburrjet,
Sme pelqejne levdatat,
Se kesaj hordhie,
Shpejt I digjen kartat.
Egoizmi I shtirur,
Eshte per mburravecet,
Se njeriu modest,
Sngjan me karkalecet.

Me asnje lloj monedhe,
Se ndrroj dinjitetin,
Se kam zili,
Zengjinin dhe mbretin.

Shpirti I pasur,
Zemergjeresia,
Me perkasin mua,
Jane pasuria.

Pasuri te madhe,
Kam familjen time,
Femijet e mi,
Qe behem cope e therrime.

Kam njerezit e thjeshte,
Kudo qe me rrethojne,
Zemren plot ma mbushin,
Shpirtin zbukorojne.

Ska kuptim jeta,
Kur eshte plot kuleta,
Pa dashuri,pa miresi,
Ngjan si korb I zi.

Ska kuptim jeta,
Per para dhe buje,
Po ste deshen njerezit,

Je si peshku pa uje.
Testamentin e shpirtit,
Femije do ju le,
Mos u shqetesoni,
Dhe kur te mar dhe .

Te thjeshte dhe me nder,
Dua te jetoni,
Jeten vec me pune ,
Dua ta ndertoni.

PAVLINA BARDHO LUSHNJE.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com