Dashuri pa fund – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi
Autore:
Zoica Gjolla Popi
Albania
Dashuri pa fund
Ç ‘kërkon prej meje
Më thuaj ç ‘kërkon
Me dritën e syve të tu
E pashë botën time.
Ke një moment përhumbje
Që mua më këputi shpirtin
Si dikur trëndafilat vazhdon t’i këpusësh për mua.
Të lutem mos u shkëput!
Kushton shumë
Qoftë në një të mijtë e sekondës
Ajo dritë të mos hyjë
Në shpirtin tim.
Me melodinë e asaj përhumbje
Do vallëzojmë
Askush mos ta dëgjoje
Ç’të mundon
Më thuaj se kjo është në dorën time…
Sikur t’i shkëpusja malet
Të tundja tokën
Tërmetet t’i krijoj
Vetëm për atë moment.
Puthjen më të gjatë të buzëve
Ngjitur me lotin e pikëllimit
Të dua pafundësisht!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com