August 6, 2024

Tjetër nënë të pret dhe ty – Kujtim Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TJETËR NËNË TË PRET DHE TY

Mbytur muzgut atë mbrëmje,
Kthyer larg nga mërgimi,
Hapat hidhja plot me ëndje,
Larg më treti mallëngjimi.

Sytë mi vrau gjendj’e trishtë,
Rugët shkretë e pa rini,
Pas resh hëna bënte bisht,
Me dhimbje fshihte këtë mërzi.

Pranë, një plakë, që s’ngrihej dot,
Shkoj e ngre, vetminë ku vriste,
Tundej dhimbshëm dhe në shkop,
Malli i madh që djalin priste.

Pritja e gjatë sa e kish lodhur,
Edhe vitet mbytur në vaj,
Dukej qartë në sytë e kotur,
Sa më mori për djalin e saj.

“Pse s’i the të shkretës nënë,
Rrugës poshtë të kisha dalë,
Errësira kudo ka rënë,
Po dritë më bën gjithë ky mall.”

Krahun futur pleqërisë,
Si dy hije djegur mallit,
Drejt oborrit të shtëpisë,
Asaj gëzimi ndritur ballit.

Kur n’oborr ndezi dritën,
Dhe nuk pa djalin e saj,
Sytë u shuan, dritën fikën,
U fshiva lotin dal’ në skaj.

Dhimbshëm u pamë sy ndër sy,
Më fal, oj nënë, se jam për udhë,
“O bir, një tjetër nënë pret për ty,
Shko!”, dhe sytë mbetën tej, në rrugë…
KUJTIM HAJDARI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com