V j e sh t a – Fetah Maliqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
V j e sh t a
Sa shpejt kaloi vera
Zogjtë më s’këndojnë,
Radhitur njëri pas tjetrit,
Nisin e larg shtegtojnë!
Fillojnë retë t’grumbullohen,
Natyra merr me shumë ngjyra,
Gjithçka fillon e ndërron dukje,
Ndërrimeve nuk u duhet pasqyra.
Fillojnë bujqit e mbledhin frutat
Tokën duke e mbjellë përsëri,
Era sikur përditë egërsohet,
Na sjell shumë mjegulla e shi.
Dita shkurtohet e shkurtohet
Sa lind dielli, kur mbrëmbja bjen,
Në majë malesh do bardhësi
Nuk shihet as se nga vjen!
Veshur me rroba të trasha
Dhomat i duam me ngrohtësi,
Po gëzimet sikur na shtohen,
Në hap me kohën ecim përsëri..!
01.10.21
Hamburg
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com