Po thonë… – Xhelal Hoxha
Po thonë…
Nga kjo kohë e pa kohë, e për këtë kohë të vështirë
Me njerëz të shumtë të sëmur, por edhe të shëndosh e të lirë
Në këtë shoqërinë tonë të tronditur e të traumatizuar
Të goditur thellë në palcën kurrizore e njerëzore
Ndonëse, shumë të habitur e të çoroditur, siç thotë populli ynë:
Ndjefsh e mos pafsh gjëkundi; As mbi dhe as për fundi…
Thonë: Gur, mbi gur bëhet kalaja…
Me shumë gur ndërtohen urat, shtëpitë dhe bëhen mure …
“Mirëpo, siç duket tek ne përveç të mirave materiale,
që na kanë qua peshë, po duhet me ndjetë veç tujë qesh!”
Nga ana tjetër dhe e vjetër; fukarallëkut e dreqnillakut
Me sa duket i kemi shtie krejt veshët në lesh…
Dhe të këqijave tjera…”jemi fort në qejf, e na ka hy sevdaja”
Dhe bukur si shpesh, po hamë flija dhe pite me presh;
Jemi bërë si përshesh, dhe ece merre këtë punë vesh?!…
Po thonë: A ka më keq se, mu martua burri, me burrë?!
Qe besa nuk jemi hiç tu u mundua; kemi zanë si fort në thua,
ngase kjo s’ka qenë adet te ne kurrë…
Gati sa s’jeni qartë krejt dhe kemi zanë me u trenua
Po thonë: Prej se kemi fillua me u martua, grua me grua !
A thua si dikur, të ishte qenë baba mbret
çka ju kish bë këtyre njerëzve?!
Thonë:“Sigurisht se, dot ja kish pre kokat të gjithëve,
dhe kishte me i zhdukë nga ko jetë!”
“Vetëm në rast se, mbreti do të ishte i njëjtë
Do ti falte sigurisht edhe ata krejt!”…
Haj e vaj medet, për lartë madhërinë, babën mbret
Por edhe, për këtë tonin popull-milet;
Po thonë: Po bënë e po vendosë, çka po i teket këti vet!…
Xh.H