Në të zënça – Zoica Gjolla Popi
Lexuesit e mi të mirë!
Në librin e 7 të me poezi ka një kapitull me motive popullore!
Redaktorët Prof. Ramazan Hushi dhe prof. Mikel Gojani e kanë menduar këtë.
Por e mbani sekret! Vetëm ju e dini, që i kam shkruar kur isha adoleshente në këtë kopësht të
fëmijërisë,që jua ilustroj ju!
Më pëlqenin shumë këngët nëpër dasmat e çobenjve, kur nëna ime më merrte me vete.
Poezi
Titulli:Në të zënça
Autore:Zoica Gjolla Popi
Albania
Në të zënça
Në të zënça, moj e marrë
Me këtë djalëri të parë
Tek burimi do të ndal.
Shih si hëna e venitur
Prapa malit ka rrëshqitur.
Vashëz-o yll e dritë
Mos e derdh lotin, moj Vitë
Mos ki frikë e mos bërtit,
Më ngadalë se më tremb dhitë.
Lërmë, lërmë, mos më ndal
Falmë, të lutem, çdo të fal!