Druaj – Rrahim Billa
Druaj
Druaj se natyra…do të inatoset.
Mospërfillja jonë , aspak nuk i pëlqen.
Çdo gjë ka kufi…durimi po i soset.
Pastaj prit ndëshkimin…se nga po vjen.
Jeta…dhe vdekja , me tokën është e lidhur.
Bile dhe vetë ekzistenca jonë , sigurisht.
Nëse e shpërfillim…e pëjeton hidhur.
Pastaj vjen goditja…e egër , tmerrësisht.
Ndaj të reflektojmë , sa nuk është vonë.
Asnjë ditë të vetme , më nuk duhet pritur.
Le ta mbrojmë tokën , siç mbrojmë jetën tonë.
Nga njerëzit e pashpirt e mëndje – krisur.
Zoti krijoj tokën , burime uji e plot bimësi.
Asgjë më tepër s’ka , as në parajsë…o njeri.
STOP! tymit e blozës , qiell i pastër… kaltërsi.
Ajër i ndotur , ësht’ gjëmë për ne…për mua dhe për ty.
Mos t’ju vijë aspak çudi…edhe toka ka mushkëri.
Pyjet kudo në planet , ti i shkreton t’bësh pasuri.
Në krahët e erës , një mesazh po e nis për botën.
S’ka kohë më , për sehir…por le ta mbrojmë tokën.
5 prill 2021
Rrahim Billa / Albania
( Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)