August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ninulla ,,

Heshtje,,i gjithë qyteti tashmë flinte
Dhe një endacak,shtruar kish në një cep
Një ninull e ëmbël,zemrën peshë ma ngrinte
Dhe dallgët,që llokoçitnin tej në anëdet

Ehhh,zë i ëmbël, që këndon mbi kokë djepi
Më përmallove dhe sytë mi mbushe me lotë
Pse më prishe gjumin vogëlush,sonte ç’të shkrepi?
Eh çamarrok,të bekoftë i madhi Zot

Mbas më ktheve në vite,zë perëndie
Kur fëmijët më prishnin gjumin,kështu si sotë
Kur u ndrinin sytë, si dy kokrra ulli a lajthie
Dhe shpirt e zemër i kisha plotë e përplotë

Dhe vazhdonte zëri ëmbël,pa rreshtur këndonte
Kënga rridhte ëmbël, si uji që rrjedh në lumë
A thua se me ninulla, mua në gjumë po më çonte
Këtë natë kisha fjetur i qetë, nuk doja më shumë!!!

Vlorë 05/10/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com