August 9, 2024

Maratona e bajraktarëve! – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Maratona e bajraktarëve!

O, qytetar të qytetërimit!
Qytetar të gjthë të mirave,
Po t‘na pyteshin vazhdimisht
Po ku ishit deri sot?!

Gjithandej brohoritje nëpër rrugë,
Nëpër qendra të qyteteve,
Kënaqësi për sytë, zemrat,
Po lulëzon e mira e qytetërimit.

Dhe, kur zgjohesh nga gjumi, kuptoni!
Se ato janë premtime elektorale,
Ushqime shpresash, fjalë të rastit,
Shtytje për të fituar besimin e qytetarëve.

Ah, të ishin qenë të gjitha të vërteta?!
Në prestigje e në fjalë u mbollën troje,
Gjelbërime, karanfila, pisha e çka jo!
Thonë se kështu e paska politika…!

07.10.21
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com