August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nëna

Saherë që uleshim për të ngrënë
Në tavolinën që ish bërë për merak
„Hani ju të parët“ na kish thënë
Se s‘mbetet jo, nëna pa darkë.

Te tavolina e vjetër, e rëndë
Ku ne i mbërthenim si gozhdë shikimet
Edhe mbrëmjet i përcillnim pa ngrënë
Pa ngrënë i përcillnim dhe agimet.

Pranë zjarrit që kuqonte në oxhak
Një fjalë e kursyer i dilte nga brenda
„Po të ngopeni ju nga pak
Është e ngopur nëna„.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com