August 9, 2024

Ka ardhur koha – shihen gjërat – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ka ardhur koha – shihen gjërat

Ka ardhur koha, shihen gjërat,
s‘mbahet kolltuku
mbi shpinë të tjetrit.
Rrush për gogla
i blehet miletit.

Mish për topa
i gjuajtën në gropa,
një e nga një, shumë,
sot duhet hapur gjyqe,
t‘shihet faji gjer në fund.

Kush ka njolla gjaku,
duart s‘i lahen kurrë,
për mashtrim edhe me tej
do t‘i ikën meraku, mbaron,
gjeli tash këndon këngën.

Pasuria ju erdhi për një natë.
Me rroba t‘lyera, t‘vjetra
erdhën kokëngritur n‘Prishtinë,
por liria u bë gropa, gropa,
liri mashtrimi, plot gjak të zi…!

11.10.19
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com