August 3, 2024

Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge – Sahit Ymeri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E premte, më 2 tetor 2020, në orën 22:00

Amaneti i përjetësisë në tokën pellazge

Kush na ishte ky personalitet?
Që la amanet, në Shqipëri të përjetësohet,
Amshohet më të bukurin vend të shqiponjave,
Aty ku soditet nga lartësitë, aty ku rrezatimi i diellit,
Zgjatë më shumë se në çdo vend tjetër, në Evropë.

Ishte, ky, ROBERT ELSIE,
Aty, ku pellazgët bënë jetën
Aty, ku ilirët shtruan qilimin
Aty, ku arbërorët bënë kulturën
Aty, ku Homeri thuri Iliadën

Befasi apo çudi, një kanadez kërkoi
Që në përjetësi të amshohet në tokën shqiptare
Vallë për çfarë, çfarë kuptoi, çfarë kërkoi
Çfarë punoi, çfarë ia përflaku zemrën këtij
Për truallin e përshpirtnisë së zemrës së tij

Kanadezi që prehet përjetësisht në Alpet Shqiptare
I mrekullueshmi i albanologjisë Robert Elsie
Antropolog prej mjeshtëri mahnitës, katedër e paemëruar,
Akademi e pashpallur, enciklopedik i vërtetë i Shqipërisë.

Në gjithë trojet e shqiptarisë bëri mrekulli
I studioi i mbëltoi libra e libra për secilin vend
Aty ku qëndroi, la begati, la amësi të shqiptarisë
Dialekt pas dialektit te të gjithave treva

Si në Çamëri e në Greqi arvanitasit,
Skaj i skajit të shqiptarisë në jug
Si dhe në Turqi arnautët që janë shqiptarët
Sa Gadishulli Ilirik, që u bëri regjistrime

Çdo pjesë e studioi, pikë për pikë, në veçanti
Në Shqipëri, aty ku koka e mendja, mu në mes janë,
Arbëreshët në Italinë e Jugut dhe në Dalmaci,
Atje ku tradita e Skënderbeut jeton e vepron

Në Dardani, ku e kishin okupuar sllavët,
që më 2008 u mëvetësua veçse gjysma
pa Medvegjën, Bujanocin e Preshevën
Sanxhakun e Nishit që ishin treva të shqiptarisë

Si dhe Pazari i Ri e në Mal të Zi e Serbi
Aty ku lanë gjurmë e u asimiluan nga ardhacakët
Në Maqedoninë e Veriut të sotëm,
Aty ku lindi Aleksandri i Madh

Krijoi antologji të prozës e të poezisë shqipe,
Nga të burgosurit shqiptarë, shkak i politikës ditore
Po pse ky albanolog danez e shkencëtar e deshi Shqipërinë?,
Po pse, ne, vetveten nuk e duam, si ky, Elsie?

Çfarë veçorie, çfarë krenarie e thellësie shpirti i tij pati?
Për merita të veçanta, iu dha edhe pasaporta e Shqipërisë,
si meritë e punës së tij të palodhshme.
Prehet në malet e Veriut tonë, pranë kishës në Theth.

Sahit Ymeri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com