August 3, 2024

Kur tokësorët, bëhen perëndi – Adriatik Jaçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur tokësorët,bëhen perëndi.

(Indicio nga “Nëno,dua bukë!” të Nonda Bulka)

Nëna,syfikur përgjonte tek kryet,
I biri,kruspull tret’te urinë…
E pagojë zotit i lutej…
“Pak bukë,pak zjarr për tim birë!”
Çdo gjë kishte ngrirë akull.
Trarët kallkan,mbi ngrehinë,
Tufani hynte e dilte pa ftuar…,
Acari lodronte me urinë.
Ai rrënkonte nga të pangrënët…,morthi.
Kërcu trup e gjymtyrë.
Mbuluar me një reckë të shqyer,
Delironte pak bukë e shëllirë.
Nëna tharë lotët në faqe.
Një gur i ish’ bërë lëmsh në stomak.
Dollapi cerguar kanat thyer…
Përfund,zjarrshuar heshte një oxhak.
Ca zëra të lodhur,përzjente nata…,
Acari i degdiste në skëterë.
Një nënë vajtonte të birin,
Që vdiq pa jetuar asnjëherë.

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:10.10.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com