August 9, 2024

Sa herë, që ty me sy dyshues të shohin – Valentina Todhri Lapa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sa herë ,që ty me sy dyshues të shohin
e gjithmonë fajtore nxjerrin ty .
Sa herë që arsyeja … Pse? E humbet fillin ,
ti je e vetme, do s’do , hesht , e di .

Edhe nëse e qetë mundohesh të jesh ,
mes njerëzish , që shpesh logjikën humbin ,
në këtë botë , që asnjëherë qetësi s’gjen
Edhe ti … e lodhur …e humbet gjykimin .

Ku të gjithë janë dyshues e s’të përfillin
në ç’farë ti bën e ç’farë ti thua ,
Ku urrejtja, mbizotëron,gjithçka ku ti,dashuri ke ofruar
Në pritjet pa fund, në këtë jetë botë llastuar .

Atëherë me thjeshtësi e pa rënë ndesh
me kokën lart e dashuri mbuluar
Mundohu që jetën , buzëqeshur t’a shohësh .
Edhe pse tashmë”buzëplasura”me ty është miqësuar .

Valentina Todhri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com