August 3, 2024

Eja lozim si dikur – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Eja lozim si dikur

Zemra bashkë me trurin
Luajnë lojën dhe nuk ndjenjë fare xhelozi;
Shpreh dëshirën time-tënden gjithnjë në pafundësi…
Të jem të unjisuar si me qenë një trup pa turp
“Truri i thotë, zemrës:
Ç’ke moj imja zemër,
Ç’ke që po rënkon?”
“Zemra ia kthen:
Koka bënë; e toka pëson!”…
Të jemi e të rrojmë e lozim si dikur në rini!
“Të kisha pas mundësi
Të kisha shtie-futur në qet shishe si një zanë,
E ti më thua
Të kisha pas mundësi
Të kisha fut me ra në dashuri me të dyja këmbët…
Do kisha pi ujë nga duart e tua
ujët e pastër, Shkumbini e Valbone,
Nga buzët e tua do kisha pirë verë
Verë të pastër Kosove, që vjen prej Lumëbardhi, Lepeci e Rugove…
dhe të kishim pi krejt e të ishim dehur bashkë;
me shishet e gotat bashkë krye më krye…
si dy dallëndyshe a dy mjellma;
Duke u dashur e duke u argëtuar bashkë me ty…
Ne së bashku me ninullat e djepet të varura nën trarët e shtëpisë sime të vjetër
e plot jetë e gjallëri…
Vetëm ti që e din, dhe ma din hallin tim;
meqë të kam afër po ta puthë ballin pa ngurrim!
Kur të puth lehtas në ballë
Mund të hipësh si bajrak në shkallë!
Le të luajmë lojën tonë shpesh kur më rri përballë
Le ta luajmë më shpesh e jo rrallë e përmallë;
“Ngase të gjithë pafuqishmit, do të ishin befasuar, çmendur me radhë…
Nga që je ezmere; ngjyrën do ta ndërroje në të bardhë !”…
Xh.H.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com