August 6, 2024

Zëri yt nënë…zëri yt ! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zëri yt nënë…zëri yt !

Dua të përqafoj sot, o nëna ime…
Të hjek mallin dhe lotët nga sytë, vërbuar!
Ty nënë, që na rrite me thërrime…
Me afsh shpirti e zemër përvëluar !

Sa herë më tha zemra, shkruaj për nënën sot..!
Dhe e merrja fletën e lapsin, në dorë.
Por s’mund ta filloja, se mbytesha në lotë…
Kot rrija mbi letër dhe me disa orë !

Po sot ndjeva mall shumë, o nënë…aq shumë,
Sa ofshamën e shpirtit tënd, sot o nënë, e ndjeva !
Nuk i mbajta lotët, më shkonin si lum…
T’a shoh fëtyrën tënde, sytë nga zëri ktheva !

I humbur mendimesh, isha për ty sot…
Sa shumë dëshiroja, vetëm ty, për të parë !
Vargjeve mbi letër më ranë edhe lotë…
Nuk do thahen kurrë…jo, s’kanë për tu tharë !

Musa Dushica
16. Tetor 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com