Tokë e Kosovës – Fetah Maliqi
Tokë e Kosovës
Me një thellësi ndjenje
e mendimi e me figurshmëri
të pasur poetike,
unë gjithnjë këndoja për flamurin,
për heronjët kombëtarë,
për Çamërin, për lavdinë
e fitoreve e për dhembjen
e për krenarin që ndjejëm
për ata që u flijuan për atdhe.
Duke theksuar se atdheu
ynë është i shenjtë,
se kjo shenjtëri nuk është
kalimtare dhe se vetëm atdheu
dhe përkushtimi për mua janë
vlera që asnjëherë nuk
duhet vënë në dyshim:
„Tokë e Kosovës
E lashtë me shekuj,
Ardhur ndër breza
shpeshherë e djegur,
shpeshherë ndërtimeve
bërë mrekulli,
Tokë e Kosovës,
ti je liri.“
Në krimtarin time dominon
motivi i mërgimit,malli,
vuajtje që pëson njeriu
në dhe të huaj,
mallin që nuk e
lë të largohet,me mendime,
nga vendlindha.
Nga më të dashurit,
nga lojërat e fëmijërisë,
nga fshati im i lindjesë
Busavatë me bukuritë e tijë,
gjë që me bënë të veçant
në shtrimin e këtyre temave
dhe në thellësinë artistike
që mendoja të arrij,
duke u marrë gjithnjë me to:
„Kosova ime
je jeta ime,
Kuptimi i gjithçkaje je,
O, deri në kupë të qiellit ngjitem
Kur shqiptoj:
ATDHE!“
20.10.21
Hamburg