Aktualitet – Avni Skenderaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Aktualitet
Sa vjen më rrallë,
Po duket njeriu i drejtë.
Kjo botë e pistë gërdallë,
Tjetërsoi njeriun e vërtetë
Njeriu për njeriun u bë ujk,
Peshku i madh të voglin ha.
I kamuri fukaran e nduk,
I ligu të mirin prapa e la.
Padrejtësi e pështirë,
Yll polar i kësaj bote plehër.
Njeriun e mirë godet pa mëshirë,
Të drejtit frymën i mer.
Padrejtësia i godet,
Poshtërsisht mu në ball,
Të rrallë njerzit e drejtë,
Sa vjen e më të rrallë.
ASk.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com