August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Satirike

Papagalli

Një shef kishte blerë
Dy papagaj me emër,
Mirëpo, nuk e dinte
Cila na është femër!

Vendos prapa derës
Për t’parë siç thonë :
Gjatë lojës n’kafaz
Kush – kë e pallon?!

Pa e humbur kohën
Palloshi sqepshpatë,
I kërcen nga prapa
Mikeshës bishtartë!

E zë shefi për qafe
E shtrinë për tokë,
Një nga një i shkul
Puplat mbi kokë !

Nuk kalon java
Te shefi për vizitë,
Vjen një kokë tullace
Si llamba shndrit !

Merr turr papagalli
I vardiset si spiun:
– A dhe ty o zotëri
Të zunë n’ato punë ?!

Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com