August 2, 2024

Zemra e loteve – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zemra e loteve

Sonte zemra qan
me pikat e loteve, se ti ike
zgjodhe një rrugë tjetër
ike pa më thënë lamtumirë.
Më kujtohet dita kur u betove
më the se nuk do të shkoj
dhe nuk do të harroj.

Tash kur këta rreshta
po i shkruaj
zemra trazohet dhe derdh lotet
sikur përroi vërshus.
Qan, sepse, ti e le me varr
e plagose thell
e ndeze si zjarr

Pranverat me gjelbrim
do ti ngjallin vetëm kujtime
të ditëve kur ishim bashkë
atyre ditëve kur
mendimet tona ishin të njejta.

Të lutem kthehu,
shfletoj kujtimet
shfletoj arkivat me poezi
me proza dhe me tregime
lexoj një nga një
mos e le zemrën të derdh lot.

Xhevat I. Prebreza 03.11.2021, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com