August 3, 2024

Gjeli kryenec – Florenca Rada

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gjeli kryenec.
(Poezi per femije)

Doli gjeli nga koteci,
Kisha kohe qe s’e kisha pare,
Shume merak u bera une,
Ishte semure,c’te kishte valle?

Kur fillon dhe kendon ,
Zemren peshe ,lart ma con .
Eshte gjel, eshte kokosh,
Te krekoset i takon.

Me pershendet me krahe hapur,
Fillon kengen te kendoje,
Kikirriku i tij me zgjon
Dhe me ben,mos ta harroj.

Inatoset,krahet hap,
Eshte kryenec ,eshte i pare,
I pelqen te komandoje,
Asnjeri,s’do t’ia kaloje.

E kam mik e kam shok ,
S’e e di qe s’me harron ,
Zgjimi nga ai me lumturon ,
Kur ja fillon kenges me pasion.

Fl (Kape-Kolami)Rada
Parma,Itali 23/1/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com