August 6, 2024

Unë me arixhofkën (ciganen) time – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË ME ARIXHOFKËN (CIGANEN) TIME
——–
Unë cigan jam dhe kudo që shkoj
endem pa shtëpi
Si kërmilli marr një çadër,
e atë e hedh mbi supe
Më ndjek ime shoqe me fëmijët,
e mbas nesh vjen një ari
Ne ecim pa drejtim teksa era
na shtyn tutje e më tutje !
—-
Se ç’është dashuria asnjë herë
me libra nuk e kam ditur
Lumen time nuk e njoha në bulevarde,
bile as në shkollë
Natën shikoja yjet e nuk e di
por Lumja më dukej e ndritur
Si Hëna e bukur ngjante arixhofka,
me belin e saj të hollë
—–
Ne ciganëve me çadër si kërmilli,
era na shtyn tutje e më tutje
Askush s’do t’ja dijë nëse kufijtë janë këtu,
apo diku më larg
Më i dituri nga ne lexon pak,
(sigurisht e shkruan dhe një lutje)
Veçse ta dini në çdo lloj dashurie
ne japim shumë… dhe jo pak!
——
A e dini ju arixhinj apo të tjerë
se kur Lumja fort më përqafon
Ndalon globi, habitet me ne të dy,
se askush njëri-tjetrin nuk e lëshon?!
—–
(Ribotim-marre nga libri “Zemerimi i Diellit”)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com