August 9, 2024

Përse vrapojmë ? – Eshref Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Sot në televizor lexova lajmin më të hidhur për Globin: Në Itali, nga Coronavirusi, 800 të vdekur brënda ditës…!
Kjo poezi është shkruar para një dekade, por zemra po më plasë, përse sot të aktualizohet kaq fuçishëm…!

PËRSE VRAPOJMË?

(Kushtuar viktimave të luftës 1998-’99)

Iu mor zëri kukuvajkave
Qyqet u lodhën së vajtuari
Nga gjithë kjo gjëmë që u shtri mbi ne
Flak’e akull – hi e dëborë
Lëpiu vendthin tim.

A ka mbetur ndonjë kukuvajkë
Të qajë mbi kulmin tim?
Apo të shkoj natën, fqiut t’ia vjedh?

Vrapojmë si të çmendur
Lart’e posht
Jo për t’i ikur plumbit, a vdekjes
Ato i kam arkivuar
Vrapojmë për t’korruptuar varrmihës
Nga frika se do mbetemi të pakallur
Mbi dhé.
Mish për korba të mbetemi.

Vrapoj unë – vrapon edhe varrmihësi im
Nuk guxon të lodhet – e kam kaparisur
Kontratën e bashkënënshkruar
E kam arkivuar te avokati dhe noteri.

Eshref Berisha

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com