August 4, 2024

Vizitë në muze – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vizitë në muze

U ngjita një nga një shkallëve
Atje ku heshtur të mëdhenjtë rrinin në dhomë
Shekuj histori në nderim të të parëve
Mes copëzave historie krenarinë ma zgjon.

Shtruar bisedova për hallet tona
Ndërsa vështrimi i tyre tundte malet,
Aty qëndrova deri në orët e vona
Mes heshtjes tyre që buçiste si në dete valët.

Dhe unë atyre heshtjën nuk ua prisha
Edhe pse pyesja ç‘po mendonin vallë?
Ua thashë atë që në zemër kisha
Për një takim me ta ndjeva shumë mall

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com