Direkt në Spaç-! – Bashkim Bega
Dy fjalë sqarim
Për një mikun tim
Direkt në Spaç-!!
Ti shpëtove
Shkove në Amerikë
Jeton pa frikë
Se superfuqi
Liri -demokraci
Pa masë pasuri
Unë mbeta në fis
I vogël cinxami
Vazhdoj gjesdis
Sa në Greqi
Sa në Shqipëri
Ju bëhem peshqesh
Atyre re në kufi
Tjetër gjë tani
Më pyet shpesh
Përse u vonova
E nuk fillova
Që në djalëri
Të thurja poezi
Mik gabon
Nga që se di
Unë kam filluar
Që në fëmijëri
Tërë atë diktaturë
Djalëri e burrë
U mora me kulturë
Shkruaja luaja
Skeçe – parodi
Poezitë e mia
Kishin veçori
Nga të tjerë
Të ndjerë
Të Shqipërisë
Ishin komedi
Mendim e veprim
I shoqërisë
Atëherë dhe tani
Si përndjek njeri
S isha budalla
Si bënë disa
S treguan kujdes
Ranë derr në thes
Të madh gabim
Bënin etikë replikë
Për atë politikë
Për atë regjim
E pranoi shoqëria !!
U bë legjitim
Duhet ti zbatoja
Jo ta kundërshtoja
S isha aq trim
Se hëngra atë kulaç
Se në më diktonin
A do më dërgonin
Në shkollë si rrugaç
A do më dënonin
Direkt në SPAÇ