August 6, 2024

Manushaqes – Dafina Carkanji

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Manushaqes

Hodha një gur në bahçe
Trëndafil, manushaqe
Të të shoh ,mos aty je
Trëndafil , manushaqe.

Kokën ngrite ,dhe më pe
Trëndafil ,manushaqe
Mbas teje u bëra dhe
Trëndafil ,manushaqe

Mos të vrava të godita
Obobo ,më raftë pika
Ç’bëra unë i ziu ,ç’bëra
Gjaku rridhte ,pika-pika

Bluzën hoqa ,dhe ta fshiva
Syri yt ,më shihte mua
Për një çast në vënd ngriva
A , t’u thaftë dora thuaj.

Veten mblodha u qetësova
Kur të pashë, syrin e qeshur
M’fal të thash ,që të qëllova
Shpirti ,për ty më është tretur

Dhe ,në krahët e mi të mora
Lule e bukur ,moj manushaqe
Fortë me ty u dashurova
Të putha ,në gushë e faqe

19.11.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com