August 4, 2024

Më përqafo – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më përqafo

Më përqafo edhe njëherë
të ndjej thell në shpirt
më shtrengo me duar
dhe më mbaj
në gjoksin tëndë.
Më përqafo edhe njëherë
me krahët tu
mes vjeshtës
mes ngjyrës së kuqrremtë
sikur buzët tua.
Më përqafo edhe njëherë
para se të shkosh
Më përqafo me shpirt
leri syt të dashurohen
për së fundi herë
më përqafo shumë
leri duart të më prekin
leri lotët të rrjedhin
lere zemrën të qanë
më përqafo….
Më përqafo dhe më puth
ma përqafo vetmin
mos ik!

Xhevat I. Prebreza 24.11.2021, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com