Sa të mirë jemi o Zot – Bekim Kime Lile
—-Sa të mirë jemi o zot—-
…..po thashetheme kemi plot,
t’a pranojmë o miqt e mi,
në botë si ne nuk ka njeri,
llapaqën e llafazane,
marim në gojë gjithë dynjanë,
nga Konispoli në Tiranë,
nga Tirana në Tropojë,
të gjithë njerzit mbajmë në gojë,
edhe ne këtu në Përmetë,
themi që nuk kemi detë,
po thashetheme kemi plotë,
sa as Vjosa si lan dotë,
që nga Vlora në Peshkopi,
nga Çamëria në Malin e Zi,
Shkodër,Durrës e Maqedoni,
Mitrovicë,Pejë e Prishtinë,
eh sa mirë t’a bëjn biografinë,
në qafë t’a varim kusinë,
si bytha e tikanit shpirtin t’a nxijnë,
llafazanë burrat dhe gratë,
dimë me kë fle gjitonia në krevatë,
ka gjellë për darkë a e ha thatë,
….një lloj jemi mikja ime,
kemi shumë pak ndryshime,
une shoh punën tënde,ti sheh punën time,
unë,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato,
të gjithë sa jemi shqipëtarë,
sikur nga një fabrikë të kishim dalë,
lartë e poshtë vijm vërdallë,
si gratë e lagjes në mëhallë,
në kafene si pashallarë,
s’lam njeri pa e sharë,
ca hajdut,ca imoral,
gjysmat na dalin me barr,
ky komb llafazan te gjithë,
burra,gra,të bardhë,evgjit,
kur do vij ajo ditë,
kush do na heqi magjit,
të hapim syt,të shohim drite,
deri kur!kaq idjota?
a do bëhemi njerz si gjithë bota?
një natë të bukur e gjithë miqësia,
pa hallet tona i zgjidh komëshia,
ne zgjidhim hallet e tija,
shëëëëëët dëgjova nga ballkoni,
po i thoshte gjitonia një gjitoni:
ka ngelur shtatëzanë perëndia,
e dëgjova me veshët e mija,
ai burri është nga LSI-ja,
po e mori vesh Mona e përjashtoj nga partia,
kishte ndodh dhe një aksident,
ishte takuarë Basha dhe Edi tetë a tetë,
Basha kryeministër,Rama president,
thonë se dhe Zeusi,
është shtruara në ifektivë nga corona virusi,
thonë se edhe Bajden Trampit do t’ja fusi,
thonë se dhe corona dhe tërmeti,
janë fundi botës,janë qameti,
këto janë sekret shtetëror prej vërteti,
mi tha ai Bekimi nga Përmeti,
i kishte zbuluar nga interneti,
më tha dashnorja e komshiut,
ky është kali Abas Aliut,
betohej për kokën Metës,Ramës dhe Saliut,
në Krujë takova Skënderbeun dhe Mamicën,
më thanë Hashimi ka shitur Mitrovicën,
po kur më tha dhe Berat Buzhala,
Iliri dhe Rama tek Pazari i Ri po hanin ngjala,
më kishte thënë dhe Fevzua më parë,
në kuvënd një deputet nga Kavaja kish ngelur me barrë,
po unë i shkreti se kisha besuarë,
më tha dhe Nard Noka,
kovidin e ka sjell një UFO tek toka,
takova Vangjelin e PBDNji-s ë,
e vendosa me Arjan Çanin dhe ata të Çamërisë,
Himarën dhe jugun do ja japim Greqisë,
janë prona të Vasiliqisë,
më vjen keq i thashë unë,
grekët dhe ti na hani munë,
qesh e ngjeshë vate kjo punë,
ju lutem o shqipëtarë,
lërini thashethemet mënjatë,
eja të bashkojmë vatanë,
boll vramë e shamë vëllai vëllanë,
te heqim kufij e doganë,
jemi një dreqi t’a hajë,
le të hahen partitë si qentë,
Shqipëria është e shënjtë,
ka qënë një parrullë tek ne,
lumi fle armiku s’fle,
doli fjala nga dhëmballë,
mori 7-të mëhalla,
o ti njeriu me mënd,
provoje një herë në trupin tënd,
ashtu siç të dhëmb,më dhëmb.