N’për Vjeshtë – Avni A. Neziri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
N’për Vjeshtë
(Avni A. Neziri)
Kuqrremthi n’vjeshtë
ftohë e vje era dimër,
Aromë e shije molle
gjethet ba zile shkolle
ca vijnë ca shkojnë
shkrrithen shkronja n’letër
gëzimthi luajn e lodrojnë
vocrrak’t leximthi belbëzojnë
ditët shkurt e më shkurt
oxhak s’mbetet pa tym
nata shijon me terr n’për tokë
ngrica ujk e qingj bë shokë
e tërë kjo ka hjeshinë e vet
natyra e ngjyrosun ylber
libri u ofrohet shpirtërve
kandilit t’ulun e t’pa sherr.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com