Për Flamur e Pavarësi – Xhelal Hoxha
Për Flamur e Pavarësi
Gëzuar nga zemra, e jona Shqipëri!…
Në këtë Nëntor- muaj të shenjtë
Në këtë ditë të madhe e të shtrenjtë
Me rëndësi jetike e historike…
Me shumë mall e shumë dashuri
Jam i ulur, këtu në vetmi!
Flakërohem e përmallohem, për flamur
Festoj, për tonën Shqipëri!
Festoj –festën tonë të madhe 28 Nëntorin;
Me një shishe verë dhe me një gotë raki
Dale me nga dale…duke u ngrohë e duke u shkri;
Duke festuar dhe duke ngrit dolli!…
“Unë flas me Malon, ku i them:
Malo,vëlla im përtej kufirit, ore burrë i dheut
Legjendari ynë, me mjekër të bardhë
Me gjak, gjuhë, o stërnip i Skënderbeut!
Kam për ju një lutje të rrallë:
A po vini ju, apo unë do të vi”?!
“Ma kthen Maloja, pak si me habi:
As mos hajde ti, por as unë s’po vi!”
Më mirë rri atje:Ti në Kosovë, dhe unë në Shqipëri!
Mirë e ke i them, ore plaku i lirë;
Me mjekër dëlir e me zemër të mirë!
Dashtë Zoti të mos na ndalët zemra
Mos na daltë shpirti, kështu siç jemi,
sepse, do ta kemi të vështirë!
Ndonëse do të na mbesin, sytë qelë:
Po s’u ribashkuam, bashkë me nënë Shqipërinë!
Do festojmë të gjithë së bashku pleq e të rinj
Ne do jemi të lire, i madh dhe i vogël;
Do ta kallim krejt: Me daulle e lodër!
Të gjithë dot na lakmojnë:Në Shkup e në Shkodër…
Shqipëri e Kosovë, të gjithë në një sofër!…
Nëntori i tretë do të na ndodhë; gjithsesi do të na vie
Urime, për flamur!
Urime, për pavarësi!
Gëzuar nga zemra: E jona SHQIPËRI!..