August 9, 2024

Gëzuar pavarsinë Dardani- Ardian Muca

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gezuar pavarsinë Dardani..!

Kqyre moj Evropë këtë Flori..!
Është nusja më e bukur e ballkanit.
Me ojnat duket si një perri..!
I iku nga duart shkjaut e shejtanit.
*
Më beso, është kërthi 12 vjeçare.
Me sharm dhe hire fëmije.
Kqyre moj Evropë kët lozonjare.
Është nuse me taban arbërie..!
*
Që nga Novi sadi deri në Nish.
Është njëra nuse e Shqipërisë.
Mitrovic e Preshev janë kock e mish.
Si miset më të bukura të Dardanisë
*
Me ligj,kanun,e për bashkëjetesë..!
Qêmoti jemi troje Ilire me tapi..
Pse moj Evropë na pret në besë.
Mjaft në fole Shqiponjash bëre orgji..!
*
Nga do që vemi e kudo,që shkojmë.
Dardanë,gegë,toskë,camë,bashkë jena.
Një gjak kemi ndaj bashkejetojmë.
Në këto troje jemi Shqipe me dy krena..!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com