August 5, 2024

Fragment nga ditari i një partizani – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FRAGMENT NGA DITARI I NJË PARTIZANI
———–
Nëndor. Sot më duket se është njëzetenëntë
ditë e mërkurë
Nuk e kuptoj flakën në qiell janë flakët e luftës
apo vetëtima ?
Pfffu nazist i poshtër, sa barbar në shpirt,
po aq dhe në lëkurë !
E çuditëshme, natën po e shoh Shkodrën,
vetëm nga flakërima !
——
Flitet për qytetin se nuk pranuan ta minonin
katër ushtarët italianë
Unë nuk e di, por do t’i quaja këta xhenjerë,
trima heronj të vërtetë
Thuhet se gjermani i xhindosur të katër i vrau
e i varrosi të gjallë
Lufta..ah kjo lufta ngeli veladoni i zi i vdekjes
që vetëm merr jetë !
—–
Sot-ditë e fundit e luftës, por dhe fundi palavdishëm
i një ushtrie
Dikush mund të qesh,por ja që unë pushkën time
e putha nga gëzimi
Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që zemrën e kanë
mbështjellë me shpirt lirie
Gëzuar Atdheu im..! Gëzuar Shkodra loce ! Gëzuar
kët ditë të madhe çlirimi !
——
Epilog
—-
Ehhh.. ç’mu kujtuan vitet 20-të, kur me Selamnë,
hodhëm në det Italinë !
Më kujtohen si sot ata që betoheshin e gurmazet
çorrën për vatanin
Me shajake u hodhëm ne mbi tela, por asnjeri nga ata
që mbante kapardinë
Ndërsa sot disa me vrap rendnin e shtyheshin,
drejt makinave të gjermanit !
——-
Shkodër më 29 Nëndor 1944

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com