Bashkimi i trojeve shqipetare – Xhemi Nokshiqi Muzai
BASHKIMI I TROJEVE SHQIPETARE
Me dhëmb harta jote e ndarë
Pikëllimi i copëtuar i botës shqipëtare
Në disa shtete.
Kombi im i rrënjëve të thella të botës
Nuk të mbrojtëm kur të copëtuan,
Kur u zvogëlove nga dhimbjet dhe spastrimet etnike
Nuk të ngritën dot në këmbë trualli im
I përsosur i lavdisë
Kur të sulmuan me pabesi, intriga ,
Ligësi
Me 1913 të ndanë mes fqinjëve grabitqarë
Të shqyen fqinjët primitivë , të joshur nga Fuqitë
E Medha
Ënderra e kombit u copëtua
Në miliona zemra shqiptarësh të ndara ,të masakruar
Nga barbarët
Por nuk e thyen shpirtin e lirë
Për njëqind vjet mbijetuam,rindërtuam ënderren tonë të bashkimit
Si mijëra vjet në trojet të arbërit,
Shqiptarë të fortë të mbijetesës,
Qëndruat në këmbë , por me plagë në trup,
Kombi im europian sido që të copëtuan
Nuk të ndanë nga LIRIA , nga shpresa , nga orientimi yt përendimor
Nuk të shkulën qytëtrimit tënd , as pushtimit
As luftërat as asimilimet e egra slave dhe greke.
Sot rindërton ëndërren tënde
Të jetës dhe bashkimit
Sot shqipëtarët në Kosovë Mal të Zi në Maqedoni
Në Çamëri dhe Serbinë Jugore
Janë pjesë e një Kombit në bashkim
Askush nuk mund ta ndalë sot bashkimin tonë
Askush nuk mund të ndalojë rrjedhën e historisë
Së shënjtë të Ilirëve viganë.
Harta e Ilirisë për mijëra vjet e pandarë
Sundoj këtë pjesë të botës.
Bashkimi do të ndodhë .
Brenga do të marrë fund.
Sot do të ringrihemi , do të bashkohemi në një shtet
Në një flamur të Skenderbeut,
Siç na ka bërë Zoti.
Në tokên tonë në etninë në hapësirën tonë
Të Lirisë dhe të themeleve të Europës
Për të cilën luftuam , sot për disa mijëvjeçarë
Kombi im
Më dhëmb harta jote e ndarë , e copëtuar
Nga fqinjët grabitqarë
Por do të ribëjmë hartën tënde , do t’i ribëjmë kufijtë
Aty ku ishin përjetë,
Do të ribëjmë jetën nën këto hapësira europiane
Deri në përjetësi
Kombi im
I dashuruar me lirinë
I dashuruar me perëndimin.
E botuar
@xhemi Nokshiqi muzai
USA
Gëzuar ditën e Pavarësisë
Shume e bukur sukse ju dhe pietes brilante xhemi Nokshiqi muzai